245 aplikime për Rrjetin MIA, Rama ironizon kritikët: Si ka mundësi gjithë kjo dëshirë për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’?

Politikë | 2 muaj më parë

Thirrja për aplikime në kuadër të Rrjetit MIA është mbyllur me 245 aplikime, të ardhura nga profesionistë dhe subjekte të fushave të ndryshme, nga të sapodiplomuar e gazetarë, te informaticienë, organizata mediatike dhe studio të dizajnit grafik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një reagimi ka veçuar larminë e ideve të paraqitura gjatë procesit të aplikimit.

Sipas tij, propozimet synojnë ta bëjnë më të thjeshtë gjuhën e përdorur nga institucionet, më të kuptueshëm informacionin për qytetarët dhe më sistematike mënyrën e prezantimit të materialeve informuese.

“Thirrja për Rrjetin MIA u mbyll me një sukses absolut: Plot 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar, gazetarë, informaticienë, organizata mediatike, studio dizajni grafik, dhe të tjerë akoma.

Kanë ardhur ide për ta bërë më të thjeshtë gjuhën e shtetit, më të kuptueshëm informacionin për qytetarët, më sistematike videot informatike, më prezente inteligjencën artificiale dhe më kreativ në formate rrjetin MIA”, shkruan Rama.

Duke iu referuar kritikave të opozitës dhe akuzave se MIA është një “agjenci propagande e regjimit”, kryeministri e shoqëroi njoftimin me një pyetje drejtuar kritikëve. “Si ka mundësi gjithë kjo dëshirë për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’?”, shkruan Rama.

Më tej, kryeministri ironizon akuzat për “regjim”, duke ngritur tre mundësi sipas tij: “Ose ‘regjimi’ e ka harruar fare zanatin e terrorit, ose propaganda e regjimit ka dështuar, ose pastaj përralla e ‘regjimit’ nuk bind më as ata që e tregojnë çdo ditë”.

“Ose “regjimi” e ka harruar fare zanatin e terrorit, ose propaganda e regjimit ka dështuar ose pastaj përralla e “regjimit” nuk bind më as ata që e tregojnë çdo ditë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme