Peleshi pret në takim ambasadoren e re të Holandës: Intensifikim i dialogut politik

Politikë | 2 muaj më parë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka pritur në një takim ambasadoren e re të Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Marleen Monster, me të cilën diskutoi për intensifikimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve, me fokus edhe në marrëdhëniet parlamentare dhe shkëmbimet ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të Vendeve të Ulëta.

Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryetari i Kuvendit vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e deritanishëm parlamentar mes dy vendeve dhe rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri–Holandë në kuadër të integrimit europian.

“Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Holandës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si edhe për bashkëpunimin e suksesshëm parlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve e Senatit të Vendeve të Ulëta”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme