Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën në hyrje të fshatit Andon Poçi në Gjirokastër, duke krijuar rrezik për banesat dhe një fabrikë uji që ndodhet pranë vatrës së zjarrit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa afërsia me zonën e banuar ka alarmuar banorët dhe ka bërë që situata të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme nga shërbimet zjarrfikëse.
Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Drejtorisë MZSH Gjirokastër janë angazhuar me mjete dhe efektivë për izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe objekteve pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



