Vallëzimi i fundit/ Messi luan ndeshjen e lamtumirës me Argjentinën më 6 tetor në “Monumental”

Trajneri Scaloni e ka grumbulluar Leon për miqësoren ndaj Beninit, që do të jetë një paserelë e një cikli prej tri ndeshjesh që do të zhvillohen në Argjentinë.
Ja ku erdhi edhe vallëzimi i fundit. Lionel Messi ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja argjentinase, pasi ka fituar gjithçka. Një Olimpiadë, dy Kupa Amerike dhe një Botëror. Federata argjentianse ka menduar që lamtumira e tij të jetë speciale, duke e ftuar për herë të fundit.
Argjentina do të luajë tri ndeshje miqësore gjatë ndërprerjes së kampionateve. Do të jetë një vlerësim dhe mirënjohje për karrierën dhe dashurinë e Messi-t për Argjentinën. Kombëtaren e ka pasur gjithmonë në zemër, edhe pse para se të bëhej 14 vjeç la Rosario-n për Barcelona-n.
Më 6 tetor sytë e gjithë botës do të jenë në Buenos Aires, saktësisht në stadiumin “Monumental”. Aty Messi do t’i japë lamtumirën kombëtares. Argjentina do të luajë një miqësore me Beninin, pas dy testeve me Bolivinë dhe Burkina Fason. Pasarela e “Monumental” do të jetë një moment pasioni dhe dashurie, ku i gjithë populli argjentinas do të nderojë kampionin e vet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




