Dënimi i ish-komandantëve të UÇK, Haradinaj: Vendim i papranueshëm, beteja për drejtësi duhet të vazhdojë.

Kosovë | 1 orë më parë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dënimit të ish-komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës.

Me një videomesazh të postuar në rrjetin social Facebook, Haradinaj e cilëson vendimin si të padrejtë dhe të papranueshëm.

Ai thekson se ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë, teksa inkurajoi vijimin e betejës për drejtësi.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, shqiptarë kudo që ndodheni. Vendimi i sotëm me dënim për udhëheqje të UÇK në emër të popullit të Kosovës është i papranueshëm, i padrejtë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë. Kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme