Begaj reagon pas vendimeve të Hagës: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në!

Kosovë | 2 orë më parë

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Përmes një reagimi, Begaj shprehu “trishtim të thellë” për vendimin e sotëm, ndërsa vlerësoi vendosmërinë për apelimin e aktgjykimit.

Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”, shkroi Begaj.

Reagimi i Presidentit vjen pak pas përfundimit të seancës në Hagë, ku Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Krasniqi me 25 vjet, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet burgim.

Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme