Përfaqësuesja e EBU-së: Mbështetje e plotë për reformën dhe drejtoreshën e RTSH

Aktualitet | 2 orë më parë

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Përfaqësuesja e EBU-së ka shprehur mbështetje për procesin e reformës dhe transformimit institucional të RTSH-së, si dhe drejtoreshën Eni Vasili, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe financimit të qëndrueshëm të transmetuesit publik.

Sa i përket organizimit të RTSH-së, përfaqësuesja e EBU-së, Radka Betcheva, Drejtuese e EBU për Marrëdhëniet me Anëtarët për Evropën Qendrore dhe Lindore nënvizoi se struktura e përcaktuar në ligj, me drejtues të veçantë për televizionin dhe radion, paraqet sfida për riorganizimin dhe përshtatjen me zhvillimet e reja në media.

“Nuk do të kaloj në detaje për të krahasuar transmetuesit e tjerë me RTSh, por mungesa e stabilitetit institucional ka një impakt mjaft të keq te transmetuesit. Është e njëjta përvojë që përjetoi dhe RTK e cila nga media e parë ka rënë mjaft poshtë. Në RTK ka ndodhur ajo që mbështetja financiare ra ndërsa tani në vend që të kishim një fond prej 10 milionësh kanë një fond prej 8 milionësh. Për sa i përket transmetuesit në Malin e Zi është mjaft i vogël në krahasim më Shqipërinë por nga pikëpamja proporcianele është mjaft i madh dhe po tregon rezultate nga ana financiare. Është një çështje mjaft e gjerë më gjendjen financiare”, tha Betcheva.

Ajo vlerësoi gjithashtu rëndësinë e financimit përmes taksës së televizionit, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që siguron lidhjen mes publikut dhe transmetuesit. Sipas saj, çdo rritje e kësaj takse duhet të lidhet me nevojat reale të institucionit dhe me mbulimin e shërbimeve të përcaktuara.

Nëse në ligj e keni se duhet të keni një drejtor TV dhe një drejtor radion kjo përben një sfidë për riorganizimin e secilës punë të drejtorëve. Jetojmë në një periudhë ku zhvillimet janë mjaft të shpejta saqë duhet të mendojmë për rolet të cilat nuk kanë ekzistuar më parë. Mendoj se statuti i RTSH i cili bazohet në ligj mund të bëjë edhe përmirësime më të qarta. Për sa i përket pjesës së financimit ju keni taksën e TVSH dhe është mënyra më e mirë. Nga përvoja mbajtja e taksës është mjaft e nevojshme dhe siguron dhe lidhjen midis publikut dhe transmetuesit. Nëse duhet ta rrisni, duhet ta bëni në përputhje me nevojat, për të mbuluar të gjitha nevojat e përcaktuara”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme