Prokuroria kundërshton projektligjin për pagat, ngre shqetësime për diferencat mes niveleve të drejtësisë
Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë në Kuvend qëndrimin e saj për projektligjin që parashikon ndryshime në pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në shkresën zyrtare, Prokuroria thekson se, në mungesë të një drafti formal të dërguar për konsultim, vlerësimi është bërë mbi projektligjin e publikuar në faqen e Kuvendit në korrik dhe diskutimet publike për të.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, në formën aktuale, projektligji nuk garanton zbatimin e plotë dhe efektiv të vendimit nr.15 të Gjykatës Kushtetuese, të 17 shkurtit 2026.
Një tjetër shqetësim lidhet me diferencat që projektligji krijon mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive, të cilat Prokuroria i konsideron të pajustifikuara dhe jo harmonike.
Bllokimi i pagave erdhi pasi listë pagesat e muajit gusht përfshinë rritjen e pagave të magjistratëve, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Ministria e Financave nuk e pranoi këtë përllogaritje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




