Kategoria e Parë në RTSH/ Java e tretë e kampionatit dhuron rezultate surprizë

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tretë në Kategorinë e Parë, që kanë dhuruar rezultate interesante. Nuk ka fitues në Ballsh, pasi sfida Bylis-Besëlidhja, e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport, u mbyll në barazim pa gola 0-0.
Sopoti reagon pas humbjes në shtëpi dhe fiton në transfertë përballë Burrelit vendas me rezultatin 3-1. Kjo ndeshje u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.
Besa fiton me rezultatin e thellë 5-0 përballë Orikut në Kavajë, ndërsa Pogradeci merr një fitore të rëndësishme 3-0 në transfertë përballë Kukësit.
Kastrioti mund me rezultatin 1-0 Flamurtarin, ndërsa sfida në Peshkopi mes Korabit dhe Ilirisë mbyllet pa fitues në barazim 1-1.
Pas përfundimit të javës së 3-të, kryesojnë kampionatin Besa, Pogradeci dhe Korabi me 7 pikë.
Kategoria e Parë – Java e 3-të
Besa-Oriku 5-0
Burreli-Sopoti 1-3
Bylis-Besëlidhja 0-0
Kastrioti-Flamurtari 1-0
Korabi-Iliria 1-1
Kukësi-Pogradeci 0-3
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




