Witsel i jep lamtumirën Belgjikës: Është koha t’u bëjmë vend brezave të rinj

Futboll Bota | 1 orë më parë

Alex Witsel i jep lamtumirën Belgjikës. Mesfushori 37-vjeçar njoftoi në llogarinë e tij në Instagram dëshirën e tij për të mos e veshur më fanellën e kombëtares belge. Ish-mesfushori i Borussia Dortmund largohet nga “Djajtë e Kuq” pas 18 vitesh.

“Këtë herë e kam vendosur vërtet. Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime ndërkombëtare”. Lojtari më pas theksoi se është koha për t’i hapur vend brezave të rinj. Witsel dhe Belgjika kaluan 18 vjet së bashku, dhe për lojtarin, ishin 18 vite të mrekullueshme. “Ishte një nder i madh të jepja gjithçka për tetëmbëdhjetë vjet”, shkroi mesfushori. “Kur fillova, në moshën 18 vjeç, nuk mund ta imagjinoja kurrë se do të arrija kaq shumë. Kemi ndarë momente të pabesueshme së bashku”.

Sigurisht, ai nuk mund të mos u drejtonte një mesazh shokëve të ekipit, tifozëve dhe të gjithë atyre që janë afër Belgjikës. “Faleminderit tifozëve. Faleminderit të gjithë shokëve të ekipit, të gjithë trajnerëve dhe të gjithëve në federatë, afër dhe larg, që kanë kontribuar në rritjen time gjatë gjithë këtyre viteve”.

37-vjeçari është i bindur se e ardhmja e Belgjikës është e ndritur. “I uroj ekipit gjithë të mirat për të ardhmen. Jam i bindur se e ardhmja është e ndritur”. Ai më pas përfundoi me një mesazh dashurie: “Të dua, Belgjikë!”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme