Abissnet Superiore në RTSH, derbi Tirana-Dinamo do të luhet në Durrës

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar stadiumin dhe orarin e sfidës Tirana-Dinamo, e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit Abissnet Superiore.
Derbi do të luhet të enjten në orën 13:30 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport.
Stadiumi “Selman Stërmasi” nuk është akoma në gjendjen e duhur për të pritur një ndeshje kampionati, ndërsa në “Air Albania” është e vështirë që ndeshja të merret përsipër nga forcat e rendit për shkak të protestave që po ndodhin në kryeqytet.
Tirana ndodhet në vendin e katërt në renditje me 11 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e tretë me 15 pikë pas 8 javësh kampionat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




