Parku “Dua të Luaj”, intensifikohen punimet/Një hapësirë e re publike në funksion të fëmijëve dhe familjeve shkodrane
Shkodra do të ketë së shpejti një park të ri për fëmijët dhe familjet. Në territorin ku prej vitesh funksiononte FNSH-ja, po ndërtohet parku rekreativ “dua të luaj”, një hapësirë që do të përfshijë fusha sportive dhe kënde lojërash, duke synuar të krijojë më shumë mundësi për argëtim dhe aktivitete në natyrë.
Shkodra do të ketë së shpejti një hapësirë të re publike për argëtimin dhe rekreacionin e fëmijëve, por edhe për aktivitetet sportive e shoqërore të familjeve.
Parku “Dua të Luaj”, që po ndërtohet në territorin ku prej vitesh ushtronte aktivitetin FNSH-ja Shkodër, synon të kthehet në një nga hapësirat e rëndësishme të jetës komunitare në qytet.
“Kanë përfunduar punimet për kanalizimet dhe linjat nëntokësore. Aktualisht, jemi në fazën e nivelimit të fushave dhe këndeve sportive. Po punohet gjithashtu për rrugicat e betonit dhe sistemin e ndriçimit.Ndërkohë, te objekti i shërbimeve, punimet janë në fazën e trashjes dhe të kolonave”, u shpreh Ergi Bushi, Inxhinier, drejtuesi i punimeve.
Përveç argëtimit të fëmijëve dhe familjeve , parku do të krijojë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore, duke synuar t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve për më shumë hapësira publike cilësore. Investimi realizohet në bashkëpunim mes Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Gazetar: A. Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




