Ambasadorja e BE, De Sousa: Nuk duhet të ketë dhunë në rrugë. Pakënaqësitë të trajtohen brenda institucioneve
Ambasadorja e BE në Tiranë ka bërë thirrje të premten për atë që e ka quajtur adresim i kërkesave brenda institucioneve demokratike. Duke folur në takimin e katërt të Komitetit Konsultativ CoR-Shqipëri, de Sousa iu referua ngjarjeve të fundit në Shqipëri, por edhe në Evropë.
“Ndërsa shohim dhunë në rrugë, kjo nuk është ajo që duhet të ndodhë në Shtetet Demokratike, kjo nuk duhet të ndodhë në vendet ku ne mbrojmë demokracinë tonë”, u shpreh ambasadorja.
Ambasadorja e BE- së ka folur për adresimin e dhunës.
“Dhuna në rrugë dhe ankesat e qytetarëve duhet të adresohen dhe duhet të adresohen brenda institucioneve demokratike, të cilat janë të vetmet që vetëm të detyruara nga ligji e që kanë kapacitet dhe duhet të provojnë se janë në gjendje t’i adresojnë këto vepra”, tha ambasadorja de Sousa.
Thirrja e ambasadores europiane u është drejtuar të gjithëve.
“Ka shumë punë që të gjithë duhet të bëjmë, politikanët, nëpunësit civilë dhe qytetarët në përgjithësi. Që do të thotë të forcohet kapaciteti i institucioneve demokratike për t’iu përgjigjur ankesave, në mënyrë që të mos e shohim këtë situatë të përshkallëzohet në dhunë në rrugë, si dhe të angazhohen përsëri të rinjtë me shoqërinë civile, me të gjithë, për të shpjeguar rregullat e lojës së demokracisë, jo duke shkatërruar pronën publike dhe private, por duke treguar ligjin dhe rendin që mund t’i adresojmë këto ankesa ose që duhet të luftojmë për to.
Dua të them se ka vende të përshtatshme për të luftuar për atë që besojmë ose për atë që qytetarët besojnë se është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur shqetësimeve të tyre dhe kjo, edhe një herë, duhet të bëhet përmes institucioneve dhe këtu bashkitë dhe autoritetet lokale luajnë gjithashtu një rol të madh”, theksoi ambasadorja e BE.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




