Balla pas takimit me Begajn: PS u bën thirrje forcave politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore 2027, bojkoti nuk është zgjidhje

Politikë | 31 minuta më parë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas takimit konsultativ me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e darës së zgjedhjeve vendore të 2027, deklaroi se Partia Socialiste u bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Balla theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë aktorëve politikë në procesin zgjedhor.

“Partia Socialiste i bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në Zgjedhjet Vendore 2027. Bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje!”, u shpreh Balla.

Partia Demokratike ka refuzuar për ftesën e Presidentit Begaj për të marrë pjesë në tryezën e konsultimeve. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar procesin si “teatër politik”, duke pretenduar se data e zgjedhjeve është e paracaktuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas opozitës, Presidenti duhet të fokusohet te situata politike në vend, protestat dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët, në vend që të zhvillojë konsultime që PD i konsideron formale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme