Kane, fituesi i Topit të Artë, në fushë para ndeshjes Bayern-Dortmund

Futboll Bota | 2 orë më parë

Në natën më të shumëpritur për tifozët e Bayern, Kane pati një moment të veçantë, duke e çuar Topin e Artë në fushë pak çaste para Der Klassiker. Ai u prit me duartrokitje nga të dyja ekipet dhe me ovacion në Allianz Arena, me një banderolë të madhe festive në mesfushë. Numri 9 më pas i falënderoi tifozët: “Jam krenar që jam lojtar i Bayernit”.

Është një çmim që Mynihu e ka pritur prej kohësh. Lojtari i fundit i Bayernit që fitoi Topin e Artë ishte Karl-Heinz Rummenigge në vitin 1981, plot 45 vjet më parë. Gerd Müller e kishte fituar gjithashtu në vitin 1970 dhe Franz Beckenbauer në vitet 1972 dhe 1976. Kështu, Kane i bashkohet një grupi të zgjedhur legjendash të klubit bavarez, duke e sjellë çmimin përsëri në Mynih pas pothuajse gjysmë shekulli.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme