Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një videoje të publikuar në Facebook përfundimin e Lotit 2 të rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan.
Në postimin e tij, Rama thekson se investimi përfshin një urë 330 metra të gjatë dhe synon rritjen e sigurisë rrugore si dhe lehtësimin e lidhjes mes zonave.
Segmenti i përfunduar ka një gjatësi prej rreth 1.8 kilometrash dhe shtrihet në krahun e majtë të lumit Shkumbin.
Ky segment është pjesë e projektit më të gjerë të autostradës Elbasan–Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII, një nga arteriet strategjike që lidh Shqipërinë me rrjetin ndërkombëtar të transportit.
Përfundimi i Lotit 2 pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe të përmirësojë lidhjen mes zonave përreth, duke sjellë përfitime për banorët dhe përdoruesit e rrugës.
Në videon e publikuar, kryeministri Rama shoqëron njoftimin me pamje nga aksi i përfunduar, duke e cilësuar atë si “një tjetër investim që rrit sigurinë rrugore dhe lehtëson lidhjen mes zonave”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



