Dosja “Plumbi i Artë”/ SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit, ja sa vite rrezikon secili

SPAK ka kërkuar në total 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, një prej hetimeve më të rëndësishme të zhvilluara kundër grupeve kriminale në Shqipëri.
Mes personave për të cilët është kërkuar dënimi janë edhe tre bashkëpunëtorët e drejtësisë, Nuredin Dumani, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase, për të cilët prokuroria ka kërkuar përkatësisht 10, 15 dhe 13 vite burg.
Për 12 të pandehurit e tjerë, SPAK ka kërkuar këto dënime:
– Henrik Hoxhaj – 35 vite burg
– Petrit Qoli – 35 vite burg
– Enver Diva – 25 vite burg
– Besian Xhixha – 25 vite burg
– Altin Ndoçi – 25 vite burg
– Asllan Plaku – 20 vite burg
– Agron Qoli – 20 vite burg
– Fatos Gosa – 20 vite burg
– Xhulian Hoxha – 20 vite burg
– Ardian Ozuni – 15 vite burg
– Albert Pashaj – 15 vite burg
– Gentian Sharra – 9 vite burg
Personat e përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë” akuzohen për organizimin, financimin dhe ekzekutimin e një sërë krimesh të rënda të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.
Sipas hetimeve të SPAK-ut të mbështetura te dëshmitë e të penduarve dhe bisedat e zbardhura nga aplikacioni SKY ECC, këto grupe funksiononin si “vrasës me pagesë”. Ndërkohë pagesat për eliminimin e rivalëve varionin nga 30 mijë deri në 500 mijë euro për çdo atentat.
Disa nga ngjarjet më të bujshme kriminale (atentate dhe ekzekutime) që janë zbardhur në këtë dosje dhe për të cilat akuzohen këta persona janë:
1. Vrasja e Emiljano Ramazanit
2. Vrasja e Bujar Çelës (vëllai i Talo Çelës)
3. Vrasja e dyfishtë e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt
4. Vrasja e Fatmira Dedajt
5. Atentate të dështuara dhe plane për eliminimin e personazheve të tjerë të botës së krimit (si p.sh. ndaj Elton Kilës apo Ardjan Çopjas)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



