Një gjigant për Interin! Stones vuan, Marotta prenoton Provstgaard për në verë

Futboll Bota | 21 minuta më parë

Lazio po bën mrekulli këtë sezon dhe tek Interi, që po studiojnë merkaton, duan të veshin zikaltër ndonjë nga pjesët më të çmuara të skuadrës së Gattuso-s. Interi ka plane të mëdha dhe mbrojtësi Oliver Provstgaard është i madh në të gjitha drejtimet.

Danezi 23-vjeçar është 194 centimetra i gjatë, një gjigant me muskuj dhe që ka surprizuar këtë sezon. Ai u bashkua me Lazio-n në shkurt të 2025-ës dhe tani është një nga kolonat kryesore të Gattuso-s. Kushton rreth 40 milionë dhe duket një operacion që nuk mund të bëhet lehtë në janar.

Klubi zikaltër vitet e fundit ka bërë shpesh “pazar” te Lazio. Interesi për Provstgaard është i madh, sepse askush në Serie A nuk ka karakteristikat dhe fizikun e tij, po ashtu edhe aftësinë për të ndërtuar lojën nga poshtë.

John Stones ka pasur probleme fizike dhe Interi e ka pritur gjatë. Ndoshta luan të dielën në Bergamo, por trajneri Chivu dhe stafi i tij i druhen qëndrueshmërisë fizike të mbrojtësit anlgez. Stones ka kontratë deri në 2028-ën, por nëse vazhdon me këtë gjendje fizike, Interit i duhet patjetër një goditje në mbrojtje.

Provstgaard ka gjithçka për të luajtur me Interin dhe Marotta ka nisur lëvizjet për ta prenotuar për në verë, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet e mira që klubi ka me Lazio-n.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme