Marrëveshja me Italinë, kthehen 4 nga 49 emigrantët që mbërritën në Shëngjin

4 nga 49 emigrantët që mbërritën mëngjesin e sotëm në Shëngjin do të rikthehen në Itali.
Midis emigrantëve do të kthehen tre të mitur dhe një i rritur vulnerabël.
Anija me 49 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, mbërriti sot rreth orës 07:30. Ky ishte grupi më i madh i emigrantëve që zbarkuan në vendin tonë, që pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali–Shqipëri.
Pas mbërritjes emigrantët ju janë nënshtruar procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse, ku 4 prej tyre nuk kanë plotësuar kushtet për të qëndruar në Shqipëri dhe janë kthyer mbrapsht për në Itali.
Gjatë periudhës tetor–nëntor, anija “Libra” solli emigrantë, por 20 azilkërkuesit e dërguar në qendrat e Gjadrit u liruan me vendimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Romës që refuzuan paraburgimet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




