‘Kërcet’ arma në Orikum të Vlorës-Plagoset 29-vjeçari, në kërkim autori

Aktualitet | 2 vite më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës ku një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur.

29-vjeçari i identifikuar si Sildi Velaj ka mbetur i plagosur pas një sherri për motive të dobëta me një të ri, ku ka marrë 2 plumba në shpatull dhe në kofshë.

Ndërkaq, autori i identifikuar si Qerim Bello është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.

“Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç,  cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana tjetër, korrespondentja e RTSH-së për Vlorën, Afrovita Hysaj bën të ditur se autori dhe i plagosuri njiheshin me njëri-tjetrin dhe kanë pasur përplasje të herëpashershme, përplasje të cilat kulmuan me të shtëna armësh, ku mbeti i plagosur 29-vjeçari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme