Riaktivizohet marrëveshja me Italinë, anija me 49 emigrantë niset drejt Shqipërisë

Marrëveshja me Italinë për emigrantët është riaktivizuar, teksa anija Cassiopeia është nisur drejt Shqipërisë me 49 emigrantë në bord. Ata do të mbërrijnë në portin e Shëngjinit dhe më pas do të akomodohen në Gjadër, ku do të qëndrojnë deri në përfundimin e procedurave.
Rinisja e operacionit vjen pas rreth dy muajsh ndërprerje. Kampi i Gjadrit dhe qendra pritëse në Shëngjin mbetën bosh, pasi përpjekjet e para për të akomoduar disa dhjetëra emigrantët tetorin dhe nëntorin e kaluar u penguan nga gjykatat italiane.
Sipas gjykatave italiane, emigrantët nuk vinin nga vende të sigurta, pavarësisht nga lista e miratuar me dekret nga qeveria. Çështja u dërgua në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, ndërsa nuk ka ende një vendim. Sipas mediave italiane, rifillimi i operacioneve erdhi për shkak të shtimit të zbarkimeve, ku 1,264 emigrantë kanë mbërritur në gjashtë ditët e fundit.
Sipas marrëveshjes me Italinë, në Shqipëri transferohen vetëm emigrantët meshkuj, të rritur, me shëndet të mirë dhe që vijnë nga vende të sigurta, të cilët nuk kanë thuajse asnjë gjasë që të përfitojnë azilin. Pa përfundimit të procedurave, ata do të riatdhesohen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




