21-vjeçarja u mbyll në apartament, vihet në pranga një nga djemtë, vijojnë kërkimet për 5 të tjerë

Një prej autorëve që dyshohet se mbajtën mbyllur me forcë një 21-vjeçare në një apartament në Astir, është vënë në pranga. Në pranga ka rënë Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penalë.
Ermal Binjaku nuk është emër i panjohur për policinë. Ai rezulton të jetë dënuar për sigurim kushtesh në vrasjen e Denis Kasajt në janar 2016 në Fier, ndërsa mbetën të plagosur dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati, të cilët udhëtonin me të në mjet. Ndërsa në korrik 2023 u arrestua teksa po lëvizte me makinë me Jurgen Zotaj, në kërkim për vjedhje me dhunë.
Ngjarja ka ndodhur më 9 janar, ku të rinjtë e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë, në të cilin shërbimet e Policisë gjetën gjatë kontrollit 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




