Nis zgjerimi Tiranë – Durrës, 6 kilometrat e parë do të kushtojnë 34 milionë euro

Sociale | 2 vite më parë

Nis zgjerimi i Tiranë – Durrës, 6 kilometrat e parë do të kushtojnë 34 milionë euro

Ka nisur puna për zgjerimin e Autostradës Tiranë – Durrës.

Aktualisht makineritë e rënda po punojnë në të dy lotët e aksit rrugor dhe parashikohet të qëndrojnë aty për dy vitet e ardhshme.

Ndërhyrjet do të bëhen përgjatë 6 km të autostradës nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Kasharit.

Me mbarimin e punimeve, limiti i shpejtësisë për makinat që do të përshkojnë këtë segment do të jetë 130 km në orë.

Volumi i trafikut në këtë aks përgjatë muajve të verës varion nga 90 000 deri 120 000 makina në 24 orë.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme