Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur në Maliq, dy në pranga. E ëma: E kërcënonin

Aktualitet | 2 vite më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy persona. Policia ka vënë në pranga dy të dyshuarit, ndërsa thekson se e “mitura shfrytëzohej nga këto për prostitucion”.

Ka qenë e ëma e 16-vjeçares që kanë denoncuar ngjarjen në polici, ku vajza ka pranuar se kërcënohej dhe shfrytëzohej seksualisht nga një 26-vjeçar.

Në një deklaratë për RTSH nëna e të miturës tregon se vajza e saj ka dashur të vetëvritej pasi kërcënohej që të mos denonconte në polici abuzimet ndaj saj.

“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha”, thotë e ëma e të miturës.

Policia arrestoi 41-vjeçarin S. H. dhe 26-vjeçarin M.B. të cilët dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me të miturën.

 “41-vjeçari, banues në fshatin Leminot, akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para. Ndërsa 26-vjeçari, banues në fshatin Podgorie, akuzohet për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion”, thuhet në njoftimin e policisë

Për ngjarjen vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme