Ekzekutimi i trefishtë në Memaliaj, qytetarët: Ngjall pasiguri, ikën dy të pafajshëm

Aktualitet | 2 vite më parë

Ngjarja e rëndë në Memaliaj që u mori jetën 3 personave dhe la një tjetër të plagosur në gjendje të rëndë ka ngjallur pasiguri te qytetarët.

Për mikrofonin e RTSH në “Jetë Shqiptare” ata shprehen se shteti duhet të ndërhyjë të parandalojë ngjarje të tilla, pasi fatkeqësisht humbën jetën edhe dy persona të pafajshëm që ndodheshin rastësish në lokalin ku ndodhi sulmi i armatosur.

“I njihja, njerëz të mirë, në hallet e tyre që të tre. Unë kam qenë në lokal deri në orën 10.30 dhe më pas ika në shtëpi. Në mëngjes e mora vesh se çfarë ka ndodhur.

Ne e mësuam nëpërmjet televizorit. Shyqon e kam nga krahina ime, di që kanë qenë qytetarë të rregullt, po seç kanë njerëzit në familje nuk di unë. Në mëngjes pash që polica kishte vendosur një shirit rrethues dhe kur vajta në shtëpi pash ngjarjen në televizor. Shteti duhet të jetë më afër njerëzve, kjo situatë ngjall pasiguri. Dy djem të pafajshëm humbën jetën, nuk di të them.

Kjo është një gjë e jashtëzakonshme që ikën dhe të pafajshëm”, thanë disa nga qytetarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të 20 korrikut, ku një persona qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj një lokal në Memaliaj, ku objektiv i sulmit ishte Shyqeri Kalemi, 74 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje. I plagosur mbeti edhe vëllai i tij Artur Kalemi. Të vdekur mbetën edhe dy persona të pafajshëm, kamarieri i lokalit Gledio Muka, 36 vjeç dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit, djali i Shyqeri Kalemit, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë.

Pas ngjarjes autorët dogjën mjeti e tyre në fshatin në fshatin Bejaj të Mallakastrës, ku u gjetën edhe tre armë me silenciator që u përdorën gjatë sulmit.

Nga hetimet ende nuk është zbuluar se kush kanë qenë autorët, por efektivët po këqyrin kamerat e sigurisë për zbardhjen e atentati.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme