Moti – Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë me rënie

Anticikloni afrikan po zvendoset drejt origjinës së tij ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Diel 21 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 17/35°C
– Zonat e ulëta 22/39°C
– Zonat bregdetare 24/36°C
Kosova për dt. 21 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 35°C –37°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë 22 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/34°C
– Zonat e ulëta 20/38°C
– Zonat bregdetare 22/36°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



