Fluks i lartë në doganën e Morinit-Bregdeti shqiptar, destinacioni kryesor në fundjava

Aktualitet | 2 vite më parë

Numër i lartë udhëtarësh kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinit, temperaturat e larta kanë bërë që shtetas të huaj dhe qytetarë të Kosovës të nisen drejt bregdetit shqiptar, ku mbetet destinacioni kryesor për pushime

“Vij nga Belgjika është hera e parë që vij në Shqipëri, jam nisur për në Sarandë , në plazh të kaloj disa ditë pushime, këtë ma ka rekomanduar një shoku im që jeton në Belgjikë prandaj po shkoj ta shikoj nga afër”, tha turisti.

“Kam udhëtuar prej larg, nga Katari, po shkoj të vizitoj Tiranën, por të bëj disa ditë dhe plazh pasi kam dëgjuar se janë plazhet e mira e shumë të pastra”, u shpreh një tjetër.

Vetëm në 24-rëshin e fundit në këtë pikë kufitare kanë kaluar mbi 35 mije shtetas, ku numri më i lartë i përket hyrjeve në Republikën e Shqipërisë.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme