Helikopterët Black Hawk fluturojnë me ekuipazh shqiptar, Peleshi: Mbrojtja dhe siguria, prioriteti ynë

Aktualitet | 2 vite më parë

Helikopterët Black Hawk kanë fluturuar për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar. Kështu ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shkruan se pilotët dhe teknikët e FA u certifikuan pas trajnimit me instruktorë amerikanë.

Teksa falënderon SHBA për mbështetjen, Peleshi thekson se mbrojtja dhe siguria e vendit mebetn prioritet absolut.

“Helikopterët Black Hawk fluturojnë për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar! Pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore u certifikuan si të gatshëm për kryerjen e operacioneve në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë.

Helikopterët Black Haëk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit, prioriteti ynë absolut!”, shkruan Peleshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme