Fshehën provat në një aksident për të mos ndëshkuar autorin, pezullohen 2 policë në Tiranë

Aktualitet | 2 vite më parë

Dy efektivë në Tiranë janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi akuzohet se kanë fshehur provat në një aksident për të mos ndëshkuar autorin.

Janë pezulluar 50-vjeçarja me inicialet A.SH. dhe 57-vjeçari me inicialet Z.H., të dy me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.

Dyshohet se ata se nuk kanë kryer veprimet e duhura procedurale në përputhje me Kodin Rrugor, për trajtimin e një aksidenti në aksin rrugor Karreç – Tiranë. Nga hetimet e kryera rezulton se edhe pse kanë marrë dijeni për ngjarjen, ata kanë fshehur provat e faktet penale për aksidentin, duke mos marrë masa për përcaktimin e fajësisë, për të shmangur autorin nga përgjegjësia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme