Shtohen 202 përkthyes të rinj zyrtarë

Procesi i kualifikimit për përkthyesit zyrtarë është përmbyllur me sukses, njofton Ministria e Drejtesisë. 202 përkthyes të rinj i janë shtuar listës së përkthyesve zyrtarë të Shqipërisë.
“Armatës sonë të përkthyesve zyrtarë i janë bashkuar 202 të rinj të talentuar në 11 gjuhë të huaja. Ata do të japin kontributin e tyre të çmuar në përparimin e proceseve tona integruese dhe në plotësimin e nevojave të sistemit gjyqësor,” shkruajti në rrjetet sociale Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja,
Kjo shtesë e re në ekipin e përkthyesve zyrtarë pritet të luajë një rol kyç në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në proceset integruese të Shqipërisë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




