Opozita në protestë, 400 efektivë “zbresin” para Parlamentit, RENEA në gatishmëri

Opozita do të protestojë këtë të enjte (6 qershor) para Parlamentit, ndërsa brenda këtij institucioni pritet të miratohen përbërjet e dy komisioneve të posaçme atij të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”.
Shkrimet në RAI3 dhe akuzat nga qeverisë në lidhje me marrëveshjen Shqipëri- Itali për emigracionin e paligjshëm, duket se është një prej çështja kryesore që ka ngritur në tubim Rithemelimin.
Me qëllim mbarëvajtjen e protestës, janë angazhuar 400 efektivë të Policisë së Shtetit, ndrësa RENEA dhe garda do të jenë në gatishmëri. Po ashtu, mësohet se para Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.
“Protesta e opozitës është planifikuar të fillojë nga ora 10;00. Policia e Shtetit ka marrë plan masazh. Janë angazhuar rreth 400 efektivë të policisë së shtetit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Garda e Republikës ka marrë detyrat e saj lidhur me evitimin e ndonjë incidenti me deputetët, ndërsa efektivët blu do meren me organizimin e protestës.
Dy orë ka marrë leje Rithemelimi për zhvillimin e protestës, por nuk dihet ende sa do zgjasë kjo protestë e thirrur prej tyre”, bëri me dije gazetarja e RTSH, Flutura Tota.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




