FA fushatë sensibilizimi në Kukës, synohet ofrimi i mundësive për rekrutimin e të rinjve

Me një tjetër imazh e afrimitet me qytetarët, Forcat e Armatosura po synojnë t’u ofrojnë mundësi të rinjve për t’u rreshtuar nën armë.
Alueda Vata, duket se realizoi dëshirën e saj të hershme e prej katër vitesh është bërë pjesë e Forcave tq Armatosura. Sot mban gradën e nëntogeres. Të qenurit femër nën armë është sfidë me veten, por jo diferencë me të tjerët.
“Për një vajzë mund të jetë e vështirë, por të jesh pjesë e FA ka dhe dhe benefite për çdo pjesëtar të saj”, shprehet ajo.
Në Kukës, Forcat e Armatosura erdhen me mjete, armatim e teknike luftarake. Një prezantim që synon më tepër si thirrje për të rinjtë e Kukësit, por jo vetëm për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Një pjesë e të rinjve padyshim që rriten dhe kanë dëshirë të jenë me uniformë.
Gjeneral Ilir Xhebexhia, Komandant i Forcave Tokesore duke vënë theksin te problematika me rekrutimet u bëri thirrje të rinjve që të vlerësojnë FA e ta shohin si mundësi, jo vetëm për punësim, por edhe përfaqësim vlerash kombëtare.
“Ne duhet të jemi prezent tek të gjithë të rinjtë që të shohi nga afër, që të jesh pjesë e FA-së nuk është vetëm punë por edhe atdhetarizëm“, tha ai.
Me riorganizimin e ri të FA-së, në Kukës është ngritur batalioni i Këmbësorisë, në përbërje të të cilit pritet të ketë më shumë se 450 forca të disklokuara me mjete, makineri e teknikë luftarake.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



