Moti – Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në veri, temperaturat me rënie

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë duke mbajtur stabilitet të kushteve atmosferike në vendin tonë.
E Martë, 04 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/26°C
– Zonat e ulëta 16/32°C
– Zonat bregdetare 18/28°C
Kosova për dt. 04 Qershor 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C – 16°C në mëngjes deri në 26°C –28°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 05 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të pakta në jug. Era do të fryjë me drejtim V eriperendim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/28°C
– Zonat e ulëta 16/32°C
– Zonat bregdetare 18/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



