Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë kërkon respektimin dhe vlerësimin e rolit dhe kontributit të avokatit

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, e konsideron si një akt tejet të rëndë e kriminal ngjarjen ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, dhe kërkon nga të gjithë të respektojnë e të vlerësojnë me mirënjohje të veçantë rolin dhe kontributin e avokatit në funksionimin cilësor të drejtësisë.
Në një deklaratë pas mbledhjes së Komitetit Drejtues ditën e premte më 31 Maj 2024, vlerësohet se rrahja baramare e avokat Mengjesit është akt tejet i rëndë kriminal, i cili në analizën e gjithë qëndrimeve është inkurajuar nga denigrimet e vazhdueshme bërë figurës së avokatit, duke filluar që nga vlersimet e politikës, të administratës shtetërore, të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të disa përfaqësuesve manipulues e keqadashës të medias e të publikut, kanë bërë që të frymëzojnë dhe ushqejnë eksese të tilla kriminale.
Komiteti Drejtues ju bën thirrje dhe kërkon nga të gjithë pa përjashtim, të respektojnë e të vlerësojnë me mirënjohje të veçantë rolin dhe kontributin e avokatit në funksionimin cilësor të drejtësisë.
“Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomes, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij, nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, per atë ç’ka i ndodhi kolegut tonë” thekson deklarata.
Dhoma e Avokatisë do të përshkallzojë qëndrimin e saj me qellim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




