“Shqipëria përballon me sukses sulmet kibernetike”, Tafa: Kemi plan të qartë për rritjen e kapitaleve njerëzore

Aktualitet | 2 vite më parë

Siguria kibernetike është aktualisht prioritet kryesor për Qeverinë. Shqipëria, nga pikëpamja e sigurisë kibernetike, është një nga vendet më të zhvilluara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sa i përket kuadrit rregullator të fushës.

Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria u përball me 46 sulme kibernetike, kështu deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKCESK), Igli Tafa .

Në një intervistë në emisionin “Ekspres” në RTSH, Tafa tha se përmbushja e vizionit të ri strategjik kërkon zbatimin e teknologjive të avancuara për të rritur aftësitë e zbulimit dhe parandalimit, si dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore të qytetarëve, bizneseve dhe organizatave për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm kibernetikë.

“AKCESK në bashkëpunim me kampionin e institucioneve në vend AKSH-in, kanë prioritet dhe domosdoshmëri rritjen e kapaciteteve profesionale të stafeve përgjegjëse të infrastrukturave kritike të informacionit.

Ne e dimë u shpreh ai, se trajnimi është thelbësor për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të nevojshme për të minimizuar rreziqet e sigurisë kibernetike.

“Tashmë shërbimet u shpreh Tafa, që autoriteti i ka ndarë në kritike dhe të rëndësishme luajnë një peshë të rëndësishme për ekonominë e vendit. “N.q.s. këto shërbime kritike bllokohen, rrjedhin apo rrezikohen i gjithë zinxhiri i ekonomisë së vendit rrezikohet. Është e detyrushme ndërtimi i një institucioni të tillë që të forconte politikat e sigurisë kibernetike dhe të inpononte ngritjen e sigurisë kibernetike.”

Sipas tij tre janë shtyllat bazike të sigurisë kibernetike, së pari ; shtylla e investimeve teknologjike, së dyti në shtyllën e standardeve dhe së treti, në burimet njerëzore. Ndaj për të bërë këtë duhej një numër i madh për ta inplementuar këtë planë ndaj ishte nevojshme 4-fishimi i punonjësve.

“Shqipëria në vizionin e saj ka vetëm si qëllim mbrojtjen e infrastrukturave të veta dhe kurrsesi nuk mund të jemi një institucion sulmues.  Ne punojmë për të forcuar rezistencat kibernetike të hapësirës digjitalizuara të vendit tonë”.

Për këtë kemi zhvilluar disa trajnime që kanë të bëjnë me “Higjienën Kibernetike dhe Praktikat më të Mirë të Sigurisë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Z. Igli Tafa, theksoi nevojën për një vëmendje më të theksuar për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe teknologjike.

“Institucioni është krijuar që në 2017 dhe me situata e krijuar pas korrikut në 2022 u pa e arsyeshme që të ri kompozohej i gjithë institucioni dhe nga një institut me 20 punonjës sot ka mbi 80 punonjës.  Me zhvillimet teknologjike  dhe për hapjen e dixhitalizimit në çdo sektor fshihet rreziku i mundësisë që ato të dhënë që ti ndan, ato të dhëna që ndahen dhe atë privatësi që ke pasur më parë mund të rrezikohet. Ndaj është e nevojshme siguria kibernetike.Për të mbrojtur këto infrastruktura dhe për të rritur kapacitetet njerëzore, është e rëndësishme që punonjësit të jenë të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm se çdo sulm kibernetikë prek jo vetëm institucionin, por gjithashtu edhe zinxhirin ekonomik të vendit tonë”.

AKSHI ka bërë investime të jashtëzakonshme tha dretjori Tafa, dhe ka një qeverisje kibernetike sikurse çdo kompakti në korporatat e rëndësishme të botës.

“Ky institucion ka modernizuar 1237 shërbime nga portal E-Albania dhe investuar në siguri në nivelin teknologjik. Kemi sektor qeveritar modern në këtë aspekt”.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme