Java Kulturore italiane nga 2 deri më 8 qershor, Rama: Aktivitete nga një kulturë që admirohet nga e gjithë bota

Nga data 2 deri më 8 qershor do të jetë java që do t’i kushtohet kulturës italianë. Shqipëria do të mikpresë Italinë në kuadër të Javëve Kulturore, ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan se do të ketë aktivitete të shumta që përfaqësojnë thelbin “dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota”.
“Shqipëria mikpret Italinë, nga data 2 deri me 8 qershor në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh super, koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport e shumë të tjera, të gjitha aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet në çdo grimcë”, shkruan Rama.
Javët Kulturore Ndërkombëtare kanë nisur në muajin maj dhe do zgjasin deri në nëntor, ku Shqipëria do mikpresë kultura nga e gjithë bota me një kalendar të pasur me aktivitete, artistë e performanca, plot me surpriza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




