Gjendja shëndetësore e Mëngjesit, Shefi i Urgjencës së Traumës: Është stabilizuar, por nën monitorim

Aktualitet | 2 vite më parë

Shefi i Urgjencës së Spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua barbarisht nga 3 persona. Në një deklaratë për mediat, Bushi u shpreh se avokati është stabilizuar, por theksoi se megjithatë gjendja vazhdon të jetë e rëndë.

Ai bëri me dije se Mëngjesi ndodhet nën monitorim të vazhdueshëm dhe se orët në vijim do të jenë vendimtare për gjendjen e tij.  

“Ka një traumë koke dhe në moment e para dhe pacienti ishte shumë i axhituar dhe filloi të humbte koshiencës, në këto kushte u detyruam ta intubonim dhe të kalonte në një komë të induktuar. Nga momenti i djeshëm deri më sot gjendja është stabël, por vijon të jetë në gjendje të rëndë, është dëmtim i madh, dje është bërë një ndërhyrje e vogël nga pjesa e neurokirurgëve. Është në monitorim të vazhdueshëm dhe kujdes të vazhdueshëm”, u shpreh Shefi i Urgjencës së Spitalit të Traumës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme