INSTAT, prilli rrit aksidentet rrugore

Aktualitet | 2 vite më parë

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në prill, numri i aksidenteve ishte 123. Kjo është një rritje mbi 78% në raport me prill 2023, .

Referuar publikimit si 4-mujor, në total, numri i aksidenteve ishte 500 nga 332 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë 4-mujorit të parë 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,8 për 100 aksidente, nga 17,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë” bën të ditur INSTAT.

Shkak kryesor për aksidentet sipas të dhënave vlerësohet se është sjellja e drejtuesve të mjeteve. 
Grupmosha më problematike vlerësohet se është ajo mes 25-34 vjeç. Nga kjo grupmoshë është kryer numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë. 

Në muajin prill 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditët e hënë me 23,5%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditët e shtuna, me 9,8 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 21,1% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” vlerëson INSTAT.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme