Moti – Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, rriten temperaturat

Zona me presion të ulët atmosferik vijon të insistojë në Mesdhe duek mbajtur mot të paqëndrueshem në fundin e pranverës.
E Enjte, 30 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8-15 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4- me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/23°C
– Zonat e ulëta 14/27°C
– Zonat bregdetare 16/27°C
Kosova për dt. 30 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 14°C në mëngjes deri në 21°C –24°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 31 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/25°C
– Zonat e ulëta 14/27°C
– Zonat bregdetare 16/27°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




