Trafiku i armëve nga grupet kriminale, mbahet konferenca e 44-t e Policive të Kryeqyteteve Europiane

Aktualitet | 2 vite më parë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Tonin Vocaj, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Kryekomisar Alket Shatro, dhe Shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, Komisar Klodjan Bilushi, morën pjesë në konferencën e 44-t të Policive të Kryeqyteteve Europiane, e cila u zhvillua në Tallinn, Estoni.    

Gjatë konferencës u diskutuan tema si: Trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe atyre të luftës, nga grupet e strukturuara kriminale; rreziqet që lidhen me kalimin e paligjshëm të kufirit nga shtetasit e huaj dhe sfidat për riatdhesimin e tyre; efektet e shfrytëzimit të teknologjisë në shërbimet e përbashkëta policore; sfidat për luftën kundër Grupeve te Strukturuara Kriminale dhe Krimit të Organizuar në Europë; si dhe çështje të tjera të rëndësishme të sfidave të përbashkëta për sigurinë dhe rendin, shkëmbimin e eksperiencave dhe promovimin e praktikave më të mira të bashkëpunimit.

Gjatë konferencës u ofruan mundësi për diskutime dhe u shkëmbyen ide midis delegatëve në nivele strategjike, duke lejuar diskutime mbi çështjet aktuale dhe për të kontribuar në kohezionin, mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin e organizatave të Policisë  Europiane.

Në mbyllje të konferencës 3-ditore, krerët e policive europiane, votuan që konferenca e radhës, të zhvillohet në vitin 2026, në Madrid, dhe firmosën një deklaratë të përbashkët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme