Reshje të dendura shiu në Tiranë

Të shtunën pas dite Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.
Stuhia e shiut zgjati jo pak duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Bashkia e Tiranës përmes një njoftimi në rrjetet sociale u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të ulin lëvizjet e panevojshme.
“Ekipet tona janë në terren për çdo emergjencë” bëhet e ditur në njoftimin e bashkisë.
Bashkia Tiranë fton qytetarët që për çdo problematikë të raportojnë në aplikacionin “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.

/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




