AMP operacion në Fier, goditet grupi kriminal i prodhimit dhe shitjes së drogës, në pranga edhe një polic

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e rajonit Fier-Berat, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Lorenc Gropa, me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier si dhe ka prangosur Klevis Gropen dhe Ledjon Gropen, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.
Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan një qese me kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me hashash, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore si deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek i Skerdilajd Levendit, i cili u arrestua për “Trafikim i armëve dhe municioneve”, pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi Bruno Festimaj, i dyshuar për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambienteve për lojëra të palejuara”, si dhe shtetasi Maliq Gropa, i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




