Moti – Vranësira me reshje shiu në verilindje, temperaturat në rritje

Vorbulla ciklonike në ishujt britanik vijon të jetë aktive duke mbajtur mot me reshje shiu dhe stuhi lokale në pellgun e Mesdheut.
E Shtunë, 25 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/22°C
– Zonat e ulëta 12/27°C
– Zonat bregdetare 14/28°C
Kosova për dt. 25 Maj 2024 do të ketë kthjellime vranësira dhe reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 12°C në mëngjes deri në 22°C –24°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 26 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 11/19°C
– Zonat e ulëta 12/25°C
– Zonat bregdetare 14/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




