Beqiri: Martinaj është gjallë apo ka vdekur? Ja në cilin hotel qëndron!

Aktualitet | 2 vite më parë

Avokat Idajet Beqiri ka deklaruar në emisionin e “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është gjallë.

Madje Beqiri ka theksuar se për Ervis Martinajn ka ardhur mjek i specializuar nga Gjermania që sipas Beqirit ai i ka ndryshuar fytyrën me operacione plastike.

Sipas Beqirit tashmë Ervis Martinaj nuk njihet si pasojë e operacionit pavarësisht sipas Beqirit, dihet vendi dhe hoteli ku qëndron Ervis Martinaj.

Avokati shtoi më tej një i burgosur shumë i njohur flet që nga brenda burgut me Ervis Martinajn.

“Nuk mban ende ujë pilafi që ti ende si SPAK, nuk përcakton që ky Ervis Martinaj është gjallë apo ka vdekur. Legjenda urbane thotë që erdhi mjeku nga Gjermania, nga më të specializuarit, mesoburrë me një shpërblim të jashtëzakonshëm, i bëri operacionin plastik, nuk e dallon më. Nëpërmjet tragetit të Vlorës, në Vlorë është çuar, u hodh në Itali. Nga Italia, është në një vend dhe e dinë njerëzit vendin ku është, ku jeton dhe në cilin hotel fle. Legjenda vazhdon edhe më tej, legjenda vazhdon që një i burgosur te 313 që ka telefon atje brenda, flet vazhdimisht nga burgu me Ervis Martinajn”, tha Beqiri në emisionin “3D” në RTSH1.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme