Aksident në minierën e Martaneshit. Humb jetën minatori, një tjetër dërgohet në spital

Aktualitet | 2 vite më parë

Një aksident i rëndë në puna ka ndodhur në një minierë në Martanesh, ku për pasojë një minator ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 12:50 të kësaj të marte (21 maj), ku si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor janë plagosur dy minatorë, me detyrë vagonist në minierë.

Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën minatori A.P., ndërsa minatori tjetër H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka shoqëruar personat përgjegjës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme