Moti – Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira me reshje shiu lokale. Temperaturat të larta

Aktualitet | 2 vite më parë

Medheu vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm.

E Martë, 21 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu lokale pasdite.  Në veri dhe verilindje. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 10-15 /msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      14/26°C

– Zonat e ulëta       16/32°C

– Zonat bregdetare 18/30°C

Kosova për dt. 21 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje lokale shiu me rrebeshe.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 14°C në mëngjes deri në 24°C –26°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 22 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu me stuhi lokale pasdite . Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8/msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      12/22°C

– Zonat e ulëta       16/25°C

– Zonat bregdetare 18/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme