Babai qëllon me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten

Aktualitet | 2 vite më parë

Një 82-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu vajzën e tij dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku Behar Musaku, 82-vjeç ka qëlluar me çifte n vajzën tij Rukije Musaku (Tara) 40-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës. Pas krimit të rëndë i moshuar ka vrarë veten.

Sipas informacioneve paraprake të korrespodentit të RTSH-së mësohet se 40-vjeçarja kishte 3 vite që ishte e divorcuar dhe është nënë e 2 fëmijëve.

Fëmijët jetojnë me babain në Berat ndërsa para rreth një javë është rikthyer që të jetojë në shtëpi me të atin në Berat. Sipas policisë, sherri ka nisur në katin e dytë të baneses ku vajza dhe babai kanë qenë vetëm në momentin e ngjarjes së rëndë. Ndërsa dy djemtë, nuset e tyre dhe e ëma ndodheshin në dhomat e tjera. 

Debatet mes babait dhe vajzës kishin nisur pas divorcit të kësaj të fundit, por nuk ka pasur asnjëherë kallëzime në polici.

“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten.   Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”- njofton policia.

Ndërkaq 40-vjeçarja është nisur nga spitali i Lushnjës me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme