Beqiri: Jam avokat i procesit “Dumani”, ka shumë vrasje pa autor

Avokat Idajet Beqiri tha se SPAK ka goditur krimin e organizuar dhe tashmë politika ka frikë ti afrojë serish pranë vetes.
Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, juristi Beqiri tha se si avokat i procesit “Dumani” është i interesuar dhe po e ndjek këtë çështje nga afër, sepse sikurse u shpreh ai, ka shumë ngjarje pa autor.
“Duhet ta pranojmë që krimi i organizuar po merr goditje vdekje-prurës dhe po tronditet. Një mori krimesh janë të pazbuluara dhe unë personalisht jam avokat te procesi i “Dumanit” dh e po ndjek këtë proces që çfarë ka dal dhe si po zhvillohet kjo çështje” u shpreh ai.
Ndër të tjera ai deklaroi se, procesi është futur thellë, që do thotë nuk po ngelet skutë pa e gërmuar për të zbuluar gjithë krimet.
“Kemi shumë vrasje pa autor dhe nuk e dimë kush janë , janë këta apo janë të tjerët që kanë vrarë dhe vazhdojnë të vrasin. Ata janë fuqizuar ekonomikisht dhe ndryshojnë krah politik sipas rastit. Kjo goditje ka shpërndarë folenë e “grerëzave” dhe politika ka frikë që ti afrohet këtyre pas këtyre goditjeve” shtoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




