Sulo: Operacioni i SPAK është dekonspiruar. Asnjë nuk u kap. Ata janë në Dubai

Analisti Arion Sulo u shpreh se operacioni i sotëm i SPAK ka qenë i dekonspiruar dhe asnjë person i rëndësishëm nuk është arrestuar.
“Shumica e gazetarëve ditën e djeshme që në orën 20:00 e dinin që do zhvillohej ky operacion madje e dinin dhe shifrën e saktë që do kishte 50 urdhër arresti. Operacioni është i dekonspiruar. Se është dekonspiruar nga SPAK apo është dekonspiruar nga Policia kjo të hetohet”.
Më tej ai tha se, “ky është sezoni i pestë i serialit të “Metamorfoza” se ata janë në Dubai dhe nga “Metamorfoza 1” dhe Metamorfoza 2 e dinin që po kërkohen. Asnjë nga ata nuk është arrestuar” .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



