Karamuço: Mega operacioni i SPAK, janë 34 emra që nuk dihet ende kush janë

Aktualitet | 2 vite më parë

Ervin Karamuço bëri të ditur se në listën e mega operacionit të SPAK, janë edhe 34 emra që nuk dihet ende kush janë. Këtë deklaratë Karamuço e bëri në emisionin ’3D nga Alban Dudushi’ në RTSH.

“Tek ajo listë mungojnë 34 persona. Nuk i dimë ende kush janë. Ka urdhër arreste dhe nuk e dimë nëse janë arrestuar. Shumë makina të RENEA-s janë ende në lëvizje, sepse operacioni është në vijim. Kanë dalë 16 emra, por janë dhe 34 të tjerë në listë. Ka kontrolle banesash, lokalesh, ka ndjekje personash. Dihej që do të zhvillohej një operacion i madh. Ka pasur sinjale për dekonspirim, por nuk diheshin emrat, ndaj nuk mendoj se ka dekonspirim për emrat. Pak kush e di se kujt policia do ti shkojë në shtëpi për ta arrestuar.”, tha Karamuço.

/rtsh.al/

  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme